Si pasojë e një sulmi në zemër, në moshën 54 vjeçare ka vdekur Lisa Marie Prislli, fëmija i vetëm i Ellvis Prisllit, legjendës së rokenrollit.
Herën e fundit ajo është parë të martën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globi i Artë në Beverlli Hills të Kalifornisë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur e ëma e Liza Marisë, Prisilla Prislli.
“Me zemër të lënduar më duhet ta ndaj lajmin e kobshëm se vajza ime e bukur Liza Mari na ka lënë” ka shkruar Prisilla.