Alpinistët nga Kosova, Astrit Krasniqi dhe Fadil Sahiti i kanë bërë vendit tonë një dhuratë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, teksa kanë valëvitur flamurin kuqezi në 2561 metra lartësi.
“Ishte vërtetë sfidë dhe mjegullë dhe erë. Mirëpo, kënaqësia ishte e madhe nga ajo që bëmë. Faktikisht ne flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ne e valëvisim kudo ku shkojmë, por nga kjo ishte një ditë e veçantë si për Shqipërinë dhe Kosovën si dita e Flamurit dhe Pavarësisë-thanë ata.