Ndërsa, sot kur po festohet 28 Nëntori, ylli shqiptar i muzikës me famë botërore mori edhe pasaportën shqiptare nga kryeministri Edi Rama.
E lumtur për këtë, Dua ka postuar foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur në fustan të zi dhe këpucë me taka me ngjyrë të kuqe teksa mban me krenari flamurin kuq e zi.