Një person ndoti kasën e xhamit që mbron Mona Lisa-n e Leonardo da Vinçit – me tortë.
Piktura më e famshme në botë është e ekspozuar në muzeun e Luvrit në Paris.
Por vetëm xhamin që e mbron atë të njollosur tashmë me krem të bardhë dhe një nga gardianët i cili tenton ta pastrojë.
Mona Lisa ka tërhequr gjithmonë sulme të këtij lloji, ndoshta për shkak të famës së saj mbarë botërore.
Në vitin 2009, një grua i hodhi asaj një filxhan çaj dhe në atë rast piktura mbrohej nga kutia prej xhami.
Në vitin 1974, ndërsa ajo ishte e ekspozuar në Tokyo, një grua e lyente me një llak të kuq.