Kim Kardashian dhe i dashuri i saj i ri, Pete Davidson, po shijojnë lidhjen, ndërsa ajo ndihet si një person më i mirë dhe më i lirë me të.
Pete është shumë modest, me këmbë në tokë. Me Pete, Kim nuk ndjen asnjë presion për të qenë asgjë përveç vetes”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për mediat amerikane.
Gjithashtu, Davidson inkurajon Kardashianin që të veshë çfarë të dojë në takimet e tyre, në mënyrë që të jenë vetvetja dhe kjo tregon se ai ka një qasje krejtësisht të kundërt në krahasim me ish-bashkëshortin e 41-vjeçares, Kanye West.