Facebook, kompania e mediave sociale që ka qenë pjesë e jetës sonë gjatë dekadës së fundit ose më shumë, mund të mos quhet më Facebook.
Ndryshimi mund të ndodhë javën e ardhshme.
Lajmi vjen nga The Verge, i cili citon një burim me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes.
Sipas raportit, CEO Mark Zuckerberg do të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën Facebook's Connect, të planifikuar për 28 tetor, por njoftimi mund të ndodhë më shpejt se kaq.