Print this page
Thursday, 14 October 2021 22:28

Ku do ta lind të birin Gresa Behluli?

endusheeeeeeeeee

Gresa Behluli është kthyer plotësisht në vëmendjen e publikut për shkak të hitit “Numero Uno” në bashkëpunim me motrën e saj Besianën, por edhe për zhvillimet në jetën private.

Fakti se do të bëhet nënë së shpejti, ka bërë që publiku të jetë i interesuar për çdo gjë që ka të bëjë me të.

Në një intervistë dhënë për “Radio Vala Rinore”, këngëtarja ka deklaruar se gjatë gjithë shtatzënisë ka qenë tejet aktive, ka punuar, xhiruar dhe është ushqyer shëndetshëm.

Gresa Behluli ka bërë të ditur se do ta lind fëmiun në Kosovë dhe se asnjëherë nuk ka menduar për një opsion tjetër, kjo për faktin se është mjaftë e lidhur me vendlindjes.

“Kam pasur mundësi të jetoj kudo, në çdo vend të botës, por kam qëndruar në Kosovë, andaj edhe të birin do ta lind këtu”, ka thënë këngëtarja që është në muajin e 9-të të shtatzënisë.