Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Si të ndërtojmë së bashku paqen dhe të ardhmen e përbashkët

usaid project banner 03

Për te biseduar rreth temës: ”Si të ndërtojmë së bashku paqen dhe të ardhmen e përbashkët” kemi te ftuar:

Trina Binaku, Menaxhere e programit dhe Zhvillimit në “Youth Initiative for Human Rights”

Ardiana Thaçi, gazetare hulumtuese

Saranda Vraniqi - dizenjatore e modës dhe gazetare

 

Njerëzit janë qenie shoqërore që kanë nevojë të bashkëveprojnë dhe të komunikojnë me të tjerët. Ndërveprimi me të tjerët është aspekt i kudo shfaqur i jetës njerëzore, por i cili prej vitesh ka munguar në mes të rinjve shqiptar dhe atyre të komunitetit serb në vendin tonë.

 

“Ndërtimi i paqes dhe të ardhmes së përbashkët mes komuniteteve në Kosovë”, është një nga çështjet e shumë diskutuara viteve të fundit, për çka edhe janë zhvilluar disa projekte që kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë drejtim.

 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që është organizatë jo-qeveritare rajonale, përmes Programit për Ballafaqimin me të Kaluarën vazhdon të japë kontributin e saj në krijimin e platformave për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në rajon. Në emisionin me titull ”Si të ndërtojmë së bashku paqen dhe të ardhmen e përbashkët” në “Radio Vala Rinore”, Trina Binaku, Menaxhere e programit dhe Zhvillimit në “Youth Initiative for Human Rights”, flet rreth projekteve që lidhen me përafrimin e të rinjve shqiptar dhe serb dhe krijimin e frymës së paqes.

 

Ndërkohë, gazetarja hulumtuese, Ardiana Thaçi, potencon sfidat e përbashkëta qe i kanë të rinjtë̈ shqiptare dhe serbe në Kosovë si ne fushën e edukimit, punësimit, për atë se sa u ipet te rinjve hapësirë̈ t’i shprehin mendimet e veta sa i përket pajtimit dhe jetës se përbashkët.

 

Pjesë e këtij programi është edhe Saranda Vraniqi dizenjatore e modës dhe gazetare, e re e integruar mirë, e cila është gjysmë shqiptare dhe gjysmë serbe. Ajo hedh vështrim mbi komunikimin mes të rinjve shqiptar dhe atyre serb dhe tregon më shumë mbi shoqërimin dhe bashkëveprimin konkret, ndërkohë shton se përafrimi më i mirë po ndodh përmes artit, kulturës dhe aktiviteteve të ndryshme të këtyre fushave.

 

Per keto dhe te tjera me rendesi, ndiqni programin e realizuar.

 

RVR - Programi i tretë - Si të ndërtojmë së bashku paqen dhe të ardhmen e përbashkët, duke gjetur fusha praktike të bashkëpunimit dhe komunikimit

Submit to FacebookSubmit to Twitter