Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 19 July 2021 15:29

Kate Beckinsale, e urren faktin që askush s’e beson që NUK ka bërë botoks!

kateja

Në një intervistë për Sunday Times, aktorja Kate Beckinsale, theksoi njëherë e mirë se “nuk ka bërë (dhe me siguri s’do bëjë kurrë) botoks”.

 

“Familja ime është dukur përgjithësisht gjithnjë më e re. Edhe qeni im 9 vjeç duket si një qenush i vogël.”

 

Backinsale tha se “mënyra si duket tani nuk është falë botoksit dhe asnjë lloj procedure tjetër kozmetike”.

 

“Nuk kam bërë asnjëherë, por nuk jam kundër njerëzve që e bëjnë. Ama, acarohem sa herë që njerëzit e marrin për të mirëqenë që kam bërë botoks. Jam e frikësuar se mos paralizoj fytyrën time. Plus, mamaja ime ka qenë gjithmonë dyshuese për çdo procedurë, madje edhe për një trajtim të thjeshtë kozmetik. E di që nëse bëj botoks, nuk do më pëlqejë dhe pastaj do dëgjoj mamin teksa më thotë: ‘Të thashëëë, e sheh?'”

 

Kate qëndron në formë duke u stërvitur 5-6 herë në javë. Trajtimi i saj i preferuar është PRP, e njohur si “injeksionesh plazme të pasura me trombocite”. Aktorja pranon se ka një marrëdhënie të komplikuar me plakjen sepse babai i saj vdiq nga një atak në zemër në moshën 31-vjeçare.