Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 16 July 2021 14:48

Rita Ora mahnit me dukjen në të bardha, ndërsa ndodhet në pritje të publikimit të klipit të ri

 ritao

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) klipin e saj më të ri.

 

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “You For Me”, të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në bashkëpunim me DJ Sigala.

 

E teksa është në pritje të lansimit të klipit, Rita po tregohet mjaft aktive për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

 

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në të bardha.

 

Këngëtarja shqiptare dukej bukur e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe një xhaketë të së njëjtës ngjyrë, teksa kishte një bluzë të shkurtër në pjesën e sipërme.

 

“Fendi e para gjithmonë”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë, referuar veshjeve të markës ‘Fendi’.