Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 28 June 2021 13:19

“Varianti Delta i koronavirusit do të dominojë Evropën deri në fund të gushtit”

delta

Tipi i variantit të koronavirusit Delta, i cili është shumë ngjitës, pritet të përfaqësojë 90% të rasteve të reja me Covid-19 në Bashkimin Europian deri në fund të gushtit, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke i bërë thirrje qytetarëve për vigjilencë.

 

“Ka shumë të ngjarë që varianti Delta të jetë gjerësisht i pranishëm gjatë verës, veçanërisht midis të rinjve që nuk përbëjnë prioritet për tu vaksinuar,” paralajmëroi Andrea Amon, drejtori i Shërbimit Evropian të Sëmundjeve.

 

Megjithëse varianti Alpha, i zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht mbetet dominues në rajon, modelimi i të dhënave të agjencisë parashikon që varianti Delta , i zbuluar fillimisht në Indi, do të përbëjë 70% të infeksioneve të reja në BE deri në fillim të Gushtit dhe 90% deri në fund të gushtit, theksoi qendra.