Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 14 June 2021 12:44

“Only You” nga Dhurata dhe Gims kalon 20 milionë shikime për dy javë

dhurata

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims po rezulton jashtëzakonisht i suksesshëm.

 

Dy javë pas publikimit në YouTube, videoklipi i këngës “Only You” ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh.

 

Padyshim që këtij suksesi i është gëzuar vet këngëtarja, e cila e ka publikuar njoftimin në rrjetet sociale për këtë arritje të madhe.

 

Në një deklaratë lidhur me Dhuratën, Gims ka thënë se ka një kohë që e njeh atë dhe e adhuron punën e saj, për këtë e ka ftuar edhe në albumin e tij të ri.

 

“Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent”, ka deklaruar ylli francez.

 

Me këtë bashkëpunim, Dhurata synon suksesin e hitit “Zemër” me Soolking që numëron mbi 591 milionë shikime.

Submit to FacebookSubmit to Twitter