Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Promote contact between albanian and serbian youth...

partner

 

Për te biseduar rreth temes: Promovimi i kontaktit midis të rinjve shqiptarë dhe serbë, duke gjetur fusha praktike të bashkëpunimit dhe komunikimit) kemi te ftuar:

Kulmita Kajtazi nga organizata “Integra”
Tomislav Perušić, që është studenti i Albanologjisë ne Universitetin e Beogradit
Si dhe VOX POP me qytetarë te rinj.


Kulmita Kajtazi nga organizata “Integra”, flet në lidhje me festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, duke treguar ndër tjerash se vizitorët e festivalit kanë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës – teatrin, filmin, muzikën dhe vepra tjera vizuale, duke shtuar se përveç aktiviteteve të lartpërmendura, mbahen debate publike që shqyrtojnë në mënyrë kritike marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga pikëpamja e trashëgimisë të së kaluarës, si dhe për perspektiva për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, sportit, sektorit civil dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë.

 

Afrimi mes rinisë shqiptare dhe serbe po ndodh dhe kjo më nuk është diçka sureale apo e pamundur. Këtë e dëshmon edhe Tomislav Perušić, që është student nga Serbia që studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Ai, është një shembull pozitiv i të parit gjërat ndryshe, me pozitivitet dhe pa paragjykime. Tomislav, bënë vizitat të shpeshta në Kosovë për takime pune, aktivitete, pjesëmarrje në iniciativa, seminare, ngjarje kulturore e projekte të tjera të organizuara në Kosovë. Sipas tij, mënyra e vetme për të tejkaluar barrierat e krijuara nga e kaluara dhe për të bërë ndryshime është të organizohen vizitat midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që njerëzit do të udhëtojnë dhe njihen më mirë me njëri-tjetrin, dhe mësojnë për gjuhën e njëri-tjetrit, kulturën, muzikën, artin, etj.

 

Per keto dhe te tjera me rendesi, ndiqni programin e realizuar.

 

RVR - Programi i parë - Promovimi i kontaktit midis të rinjve shqiptarë dhe serbë, duke gjetur fusha praktike të bashkëpunimit dhe komunikimit

Submit to FacebookSubmit to Twitter