Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 03 June 2021 14:29

Flori Mumajesi i pakënaqur me vlerësimin në “Kënga Magjike”?

flori

Këngëtari ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale. Flori Mumajesi, ka shprehur pakënaqësinë me një postim në Instagram.

 

Ai ka publikuar dy fotografi të cilat përbëhen prej të gjitha projekteve muzikore të cilat i ka punuar artisti personalisht qysh se nga fillimi i transmetimit të festivalit “Kënga Magjike”.

 

Ndërkohë, ai ka shkruar se këto janë vetë këngët e tij duke mos përfshirë ato te anëtareve të grupit “Threedots”.

 

Ndërsa, në fotografinë e dytë, këngëtari ka ndarë me publikun pikët e fituara nga festivali këtë vit i cili ka marrë 1058 duke u radhitur i dyti në tabelë, pas këngës fituese “Thikat e mia” në interpretim të Alban Ramosajt.

 

“58 kenge nder vite ne festivalin kenga magjike! Pa perfshire produksionet ne total te studios… Kenga Magjike 2021.. 1058 pike… po tani ?????”, ka shkruar Flori Mumajesi.

 

Ndryshe, ndjekësit dhe fansat e këngëtarit i reaguan me komente të ndryshme duke e vlerësuar kontributin e tij të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në muzikë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.