Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 31 May 2021 12:36

Pesë ushqime të shëndetshme që sigurojnë energjinë e nevojshme te fëmijët

demij

Çiklizmi është një aktivitet i cili sjell për fëmijën tuaj vetëm përfitime pozitive shëndetësore. Kjo është një arsye shumë e mirë që ju ta inkurajoni fëmijën të merret me çiklizëm. Duke qenë se është një aktivitet intensiv, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.

 

Ushqimet e duhura do t’i sigurojnë energjinë e nevojshme fëmijës tuaj gjatë këtij aktiviteti.

 

Ju njohim më poshtë me pesë ushqimet më të shëndetshme për më shumë energji:

 

Qumështi me çokollatë

Edhe pse qumështi me çokollatë mund të mos duket si një pije e përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stërvitjes, ekspertët e shëndetit pohojnë të kundërtën.

Duke qenë se është një pije që preferohet shumë nga fëmijët, nuk do të jetë e vështirë që ata ta konsumojnë. Gjithashtu kjo është një pije që tretet lehtë dhe nivelet e energjisë do të rriten shpejt.

 

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit ka aftësinë të tretet shumë shpejt, duke u shndërruar në energji. Kjo gjë mund të rrisë shpejt performancën e fëmijës tuaj, gjatë këtij aktiviteti.

Krahas kësaj ai është i dendur në kalori dhe mikroelementë si për shembull vitaminë C, zink dhe elektrolite.

 

Gaforret

Gaforret janë një burim i shkëlqyer i proteinave, acideve yndyrore, omega 3-shit, selenit, bakrit dhe zinkut. Të gjithë këto përbërës mund të ndihmojnë në performacën e një fëmije që merret me çiklizëm.

 

Përveç kësaj, ato kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe ndihmojnë duke forcuar imunitetin.

 

Farat e kërpit

Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor kanë treguar që farat e kërpit janë të dobishme për fëmijët dhe nuk shkaktojnë efekte anësore negative. Farat e kërpit janë të pasura me magnez dhe hekur. Ato janë gjithashtu përgjegjës për transportimin e oksigjenit brenda trupit.

Kur i fëmija juaj merret me çiklizëm, transporti i shpejtë i oksigjenit në trup është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Prandaj sugjerohet t’i shtoni ato në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj.

 

Selinoja

Kur fëmija juaj konsumon selino, nitrati inorganik shndërrohet në oksid nitrik. Si rezultat, një sërë procesesh biologjike ndodhin në trup, që mund të jenë të dobishme për një çiklist.

Në fakt, selinoja mund të përshpejtojë ritmin e shpërndarjes së oksigjenit në muskuj. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e energjisë dhe performancës duke dhënë maksimumin.

 

Përfundimi

Siç mund ta shihni, këto janë disa prej ushqimeve më të mira që mund t’i jepni fëmijës tuaj që merret me çiklizëm. Pasi këto ushqime janë në gjendje të plotësojnë kërkesat specifike të trupit. Gjithashtu ju do të jeni në gjendje të rrisni interesin që fëmija juaj ka për këtë sport.