Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 04 May 2021 12:36

Will Smith tregon se ka shtuar disa kilogramë: Do bëhem i sinqertë, jam në formën më të keqe të jetës time

will smith

Aktori i popullarizuar amerikan, Will Smith, duket se ka bërë një ndryshim në pamje.

 

Siç njofton me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram, ai ka theksuar se nuk ka qenë kurrë në një gjendje të tillë pasi ka fituar disa kilogramë.

 

Megjithëse ylli i “Men in Black” është mësuar të fitojë e të humbasë peshë për rolet e tij, në këtë imazh ai ka zbuluar barkun në të vërtetë se si është.

 

“Do të bëhem i sinqertë me të gjithë ju – jam në formën më të keqe të jetës time”, ka shkruar ai.

 

52 vjeçari shfaqet në një palë pantallona të shkurtra të zeza, pantofla dhe me një triko të zbërthyer, me të cilën u jep njerëzve një paraqitje reale të gjoksit dhe stomakut.