Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 04 May 2021 12:33

Frutat dhe perimet më të freksëta të muajit Maj

qershiat

Por në çdo rast, kur flasim për frutat e majit nënkuptojmë më shumë aromë, shije, lëng dhe padyshim më shumë freski.

 

Çdo frut apo perim ka momentin e tij të mbretërimit në sezon. Disa mbretërojnë më gjatë për gati gjysmën e vitit dhe të tjerë e mbajnë fronin vetëm për një muaj.

 

Shihni listën AgroWeb.org për të parë se cilat janë frutat dhe perimet e sezonit për këtë muaj dhe si të merrni më të mirën prej tyre.

 

Qershitë

Nuk ka tregues më të sigurtë dhe më të lumtur se po afron vera, se sa dalja e qershive të para në treg. Më i vogli dhe më i hershmi ndër frutat e majit, është shenja paralajmëruese se pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat e tjera janë të rradhës në shportë.

 

Kajsia

Plot aromë dhe ëmbëlsi, kajsia është një nga frutat tipikë të sezonit. Pak e dinë në fakt që kajsia e ka origjinën nga Azia dhe në Europë u soll nga grekët, të cilët i vunë emrin “vezët e arta të diellit”. Nga shija dhe nga ëmbëlsia kajsia ka një dyzim mes kumbullës dhe kajsisë.

 

Bishtajat

Bota e bishtajave është e ndarë në dysh: rrumbullake dhe të gjera. Bishtajat rrumbullake dhe ato më të holla duhet të gatuhen shpejt në mënyrë që të mund të ruajnë shijen delikate. Ndërsa bishtajat e gjera marrin më shumë kohë në gatim, pasi duan kohë për t’u zbutur për shkak të cipës së tyre të trashë.

 

Patatet e reja

Patatet e reja kanë një rrugë shumë të shkurtër nga toka në treg, ndaj dhe për këtë arsye quhen të reja, pasi nuk kalojnë në procesin e ruajtjes. Ato kanë një aromë dhe shije të veçantë.