Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 03 May 2021 09:23

Supermodelja britanike akuzon industrinë e modelimit për racizëm

modelja

Supermodelja britanike Jourdan Dunn ka goditur racizmin në industrinë e modelimit duke thënë se ajo paguhet më pak se modelet e bardha për shkak të "ngjyrës së lëkurës".

 

Ajo pretendoi që shoqja e saj dhe modelja tjetër britanike Cara Delevingne, së bashku me shoqen amerikane Karlie Kloss, fitojnë më shumë para për punë "të njëjta".


Bukuroshja 30-vjeçare eci në pistën e saj të parë kur ishte vetëm 15 vjeç, që atëherë ajo ka punuar me brende te njohura duke përfshirë Prada, Burberry dhe Calvin Klein.