Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 30 April 2021 14:30

Pse nuk duhet t’i besoni më mitit për larjen e fytyrës dy herë në ditë

larjaf

“Kur është koha ideale për të larë fytyrën” është një pyetje që është analizuar shpesh nga specialistët.

 

Për të gjithë ata që mendonin se larja e fytyrës është bërë gati si një shkencë ekzakte, gjithçka ka ndryshuar nga një studim i fundit i kryer nga “The Wall Street Journal”.

 

Dermatologët sugjerojnë se për lëkurë më të mirë, fytyrën duhet ta lash vetëm një herë në ditë dhe vetëm në mbrëmje, para se të flesh.

 

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe.

 

Sipas “The Wall Street Journal”, kjo e ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë – në mbrëmje.”