Print this page
Monday, 15 February 2021 12:28

Avril Lavigne dhe Mod Sun konfirmojnë lidhjen e tyre

avril

Avril Lavigne dhe Mos Sun duhet se kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

 

Muzikantët ishin përfolur të kenë qenë në lidhje për disa kohë, ndërsa në rrjetet sociale kanë publikuar edhe fotografi ku shihen dorë për dore.

 

Çifti është parë me maska të njëjta, ndërsa ishte raportuar edhe se Mod kishte bërë tatuazh emrin e Avrilit.

 

Të dy kishin punuar për albumin e Avrilit, i cili do të publikohet më vonë këtë vit, shkruan FemaleFirst.

 

Avril ka thënë më herët se pavarësisht se ka kaluar dy divorce, nuk ka hequr dorë nga dashuria.