Print this page
Monday, 15 February 2021 12:17

Amerikanët po kërcejnë valle shqiptare…!

kuqezi

Një grup nënshtetasish amerikanë të të gjitha kombësive kanë publikuar një video në rrjetet sociale dhe në You Tube, e cila po bëhet virale mes shqiptarëve.

 

Në këtë video shfaqen disa djem dhe vajza të reja të cilët kanë mësuar të flasin shqip, të cilët po kërcejnë valle shqiptare në ritmet e këngës “Kuq e zi je ti” të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

 

“Jemi nga ‘Miq të të Gjitha Kombësive’ këtu në Amerikë. Katër prej nesh kanë jetuar në Shqipëri dhe deshëm të ndanim kulturën shqiptare me miqtë tanë në Amerikë.

 

Kemi bërë një video për Shqiptare për të treguar sa shumë ne e duam Shqipërinë! Po kërcejmë valle Shqiptare! Shpresojmë që do të kënaqeni! “Ne e duam Shqipërinë!”, shkruajnë anëtarët e grupit.