Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 15 February 2021 12:12

“Covid shkatërruesi” shkakton telashe edhe në zemër, këto janë simptomat!

COVID 19

Deri sa COVID-19 po vazhdon të infektojë miliona njerëz në botë, studimet po zbulojnë se si mund të ndikojë ky virus në organet tjera. Doktorët janë më të shqetësuar se si mund të ndikojë në zemër.

 

Doktoresha Jennifer Haythe, kardiologe e kujdesit klinik në Qendrën e Universitetit të Kolumbia-së dhe anëtare e Grupit Shëndetësor, ka ndarë atë çka ekspertët dinë për ndikimin e Covid-19 në sistemin kardiovaskular.

 

Në një mënyrë, koronavirusi ndikon në zemër duke shkaktuar inflamacion në muskujt e zemrës që mund të shkaktojë lloje të ndryshme të simptomave përfshirë dhimbje në gjoks, rrahje jo normale të zemrës, madje edhe dobësim të funksionimit të zemrës.

 

Një mënyrë tjetër që COVID-19 po ndikon në zemër është duke shkaktuar aritmi. Njerëzit kanë rrahje zemre të cilat shkaktojnë shtypjen e ulët të gjakut, ose i bënë ata që të kenë rrahje të dobëta zemre, ndonjëherë ata kanë nevojë edhe për ndihmën e parë.

 

Simptomë tjetër është mos funksionimi i mirë i zemrës. Covid-19 mund të ndikojë në qelizat e zemrës të cilat më pas reduktojnë funksionin e zemrës, dhe njerëzit kanë simptoma si shkurtim i frymëmarrjes, lëngë në mushkri dhe ënjtjen e këmbëve.

 

Njerëzit që kanë sëmundjet e zemrës, përfshirë diabetin ose shtypjen e lartë të gjakut, janë në rrezikshmëri të lartë. Ata duhet të shtrihen në dhomën e emergjencës nëse kanë dhimbje në gjoks, shkurtim të frymëmarrjes, ndihen të dobët ose ju bie të fikët.

 

COVID-19 është shfaqur si një virus që prek me të vërtetë enët e gjakut në trup – dhe padyshim, zemra është një lloj ena më e madhe e gjakut.