Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 16 December 2020 13:41

Dakota Johnson nxit thashetheme se është fejuar me Chris Martin

dakota

Dakota Johnson u pa me një unazë të madhe smeraldi në gisht, teksa po ecte në Los Angeles, duke shkaktuar thashetheme fejese me të dashurin Chris Martin.

 

Dakota ndezi thashetheme të fejesës me të dashurin e saj, Chris Martin, pasi doli në Hollywoodin perëndimor, me një unazë të madhe smeraldi në gishtin e majtë, javën e kaluar, shkruan Daily Mail.

 

Ndërsa, 31-vjeçarja, vajzë e Don Johnson dhe Melanie Griffith u fotografua rrugëve, unaza me gur të çmuar u pa menjëherë.

 

Banorja e Teksasit nuk njihej lehtë, pasi mbante syze dielli të errëta dhe maskë të zezë në fytyrë, duke respektuar protokollet për mbrojtje nga COVID-19.

 

Ajo kishte veshur një pallto të zezë, të gjaatë, të kombinuar me veshjet ngjyrë kafe të errët.

 

Aktorja po mbante në duar gjësende që kishte blerë, ndërsa bisedonte në telefon dhe të gjithë sytë mbanin tek unaza e saj.

 

Dakota dhe frontmeni “Coldplay”, 43 vjeç, e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, që kur u lidhën për herë të parë më 2018.