Ekipi i përbërë nga ekspertë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania gjetën rreth 99 gjurmë këmbësh në gur ranor në qytetin Qamdo të rajonit, bën të ditur “Xinhua”, transmeton KJ.
Sipas gjetjeve të tyre, të botuara në revistën akademike “Historical Biology” në fillim të këtij muaji, këto gjurmë, që variojnë nga 22 cm në 99.3 cm në gjatësi, besohet të jenë lënë nga sauropodët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, që datojnë nga 176 deri 161 milionë vjet më parë. Shkencëtarët vlerësojnë se këta dinozaurë ishin përkatësisht 22, 10 dhe 5 metra të lartë.