Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 16 November 2020 12:22

Demi Lovato më e lumtur pas ndarjes

demilov

Demi Lovato, gjatë këtij viti ka pasur disa probleme sa i përket jetës sentimentale, shkruajnë mediat e huaja. E gjithë kjo pas ndarjes nga Max Ehrich i cili nuk e linte të qetë me thirrje e mesazhe të ndryshme.

 

Në një paraqitje virtuale në Today With Hoda&Jenna, ajo ka treguar më shumë për rrjedhën e jetës së saj.

 

“Ka qenë një vit u mbushur me ngjarje. Sinqerisht, për mua fillimi i vitit ka qenë jashtë asaj që planifikova. Isha në atë trajektore për një karrierë, duke planifikuar të kthehesha. Mendoj se më e rëndësishme është se mësoja të dua veten time. Nuk kishte qenë kështu deri më tani”, u shpreh Demi.