Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 16 November 2020 12:13

Rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19

corona
 
Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2 janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri 14 nëntor. Prej tyre, janë konfirmuar 29.117 raste pozitive.
 
Deri tani, betejën e tyre me sëmundjen COVID-19 e kanë humbur 822 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 17.305 raste.
 
 
Në të gjithë vendin, numri i rasteve aktive është 10.990. Institucionet vijojnë të këshillojnë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.
 
 
“Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë! Mbajeni higjienën! Respektojeni distancën!”, janë këshillat që vijnë prej tyre.