Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 11 November 2020 12:11

Cardi B e fiksuar në Hermes

hermes

Nga balerinë e klubeve të natës në gruan e parë repere në kopertinën e Vogue America.

 

Cardi B është vetëm 28 vjeç por ka një kurrikulum të pasur. E lindur në 1992, në The Bronx, nga prindër me origjinë nga Trinida and Tobago dhe Republika Domenikane, ka punuar në një supermarket deri në moshën 19 vjeç e më pas ka kaluar në fushën e muzikës falë një reality show. Ajo ka tentuar edhe kinemanë, duke luajtur në Hustlers bashkë me Jennifer Lopez. Më pas erdhi martesa me reperin Offset, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Kulture që rritet në luks, me rroba firmato dhe aksesorë të adhurueshëm.

 

Vetë ylli, ka një pasion për modën që me kalimin e viteve ka kulmuar me një garderobë ëndrrash. Stili i saj nuk është shumë konvencional, mes minifundeve të shkurtra dhe bikinive thuajse të padukshme.

 

Gjithçka përziehet me tatuazhet që mbulojnë trupin e saj dhe paruket shumëngjyrëshe. Por ka një aksesor që cardi B e adhuron shumë dhe që është shumë klasik: çantat e Hermes. Artistja pozon shpesh me veshje nga më të ndryshmet, por që kombinohen gjithnjë me një cantë hermes. Dhe vlera e koleksionit të saj është e jashtëzakonshme, shkon në afro 1 milionë dollarë. Madje edhe vajza e saj, vetëm 2 vjeç, me një çantë Birkin të kuqe.