Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 11 November 2020 12:08

Ja ushqimet qe ndalojnë fryerjen

fryrjen

Ne ndihemi shume ne siklet kur barku jone eshte i fryre. Kjo gjendje mund t’ju pengoje ne aktivitetet e perditshme pasi mund te ndodhe here pas here. Te ecurit mund te kthehet ne nje sfide te vertete dhe rrobat do t’i ndjeni me te ngushta.

 

Ne kete artikull ne do ju sugjerojme qe te provoni disa metoda te thjeshta qe largojne fryrjen edhe pse ndonjehere kjo mund te duket si dicka e paevitueshme.

 

Ushqimet

Kujdesi ndaj ushqimit eshte sigurisht nje nga menyrat me te mira dhe natyrale per te larguar kete problem. Disa nga ushqimet parandalojne fryrjen pasi e ndihmojne trupin qe te kryeje si duhet proceset e tij.

Nje nga menyrat me te mira dhe natyrale per te larguar kete problem nje here e mire eshte sigurisht kujdesi ndaj ushqimit. Sigurohuni qe te zgjidhni ushqimet e duhura pasi zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja.

 

Kastraveci

Kastraveci per shkak se permban sasi te medha uji, ka veti te mbledhe toksinat e trupit dhe t’i nxjerre jashte ato.

 

Kaliumi

Bananet, stikat, kivi apo avokadot jane disa nga ushqimet e pasura me kalium. Keto ushqime ndihmojne ne nxjerrjen jashte te kriprave te teprta dhe ne shfryrjen e trupit.

 

Ananasi

Ananasi ndihmon ne parandalimin e inflamacionit dhe tretjes se mire. Ai permban disa vitamina e minerale te cilat e lehtesojne kete proces.

 

Probiotiket

Tek kosi, djathi apo qumeshti gjenden probiotiket te cilet ndihmojne ne nxjerrjen jashte trupit toksinat e keqija dhe ne tretjen e mire.

 

Gatimi i perimeve

Perimet kur konsumohen te pagatuara shkaktojne fryrje te zones se barkut dhe gazra.Mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni ne menyre qe te evitoni fryrjen e barkut.

 

Konsumoni shume ereza

Erezat ndihmojne ne tretjen e mire duke parandaluar fryrjen dhe ndaj rekomandohet qe t’i fusni ne dieten tuaj te perditshme. Ketu perfshihet kopra , rozmarina, rigoni, borziloku, kanella apo xhinxheri. Keto ereza do te ndihmojne per te perfituar nje bark te sheshte dhe do t’i japin me shume shije ushqimeve.

 

Shmangni ushqimet problematike

Fryrja e barkut shkaktohet nga disa ushqime te caktuara te cilet njihen per efektet anesore qe i shkaktojne organizmit. Shume fruta apo perime edhe pse jane te shendetshme, shkaktojne veshtiresi ne tretje. Disa nga keto jane: pjeshkat, dardhat, bishtajoret, brokoli apo lulelakera. Ushqimet e konservuara apo te skuqura pervecse ju bejne te shtoni peshe, ndikojne edhe per keq ne sistemin tretes.