Mendimi kritik përfshin një mori aftësish komplekse që lidhen në një nivel më të lartë të të menduarit.
-Në formën e tij më të mirë, bazohet në vlera intelektuale universale, duke përfshirë qartësi, saktësi, precizitet, konsistencë, relevancë, dëshmi të arsyeshme, arsye të forta, thellësi, gjerësi dhe paanësi.
-A e ka audienca në Kosovë të ngritur mendimin kritik aq sa për të dalluar lajmet e rreme nga ato të vërteta ose anasjelltas, sidomos në këtë kohë pandemie kur shpërndarja e “fake news” ka qenë e jashtëzakonshme, duke krijuar shumë shpesh huti dhe panik tek qytetarët.
Getoarbë Mulliqi-Bojaj nga AGK, gjatë bisedës mbështeti fuqishëm idenë që “Edukimi medial” të jetë lëndë mësimore ne shkollat tona.
Termi i lajmeve të rreme u përdor shumë viteve të fundit. Sot, “fake news” është e njohur për secilin prej nesh. Në kuptimin më të thjeshtë, lajmet e rreme janë informata të pasakta të cilët përdoren për një qëllim të caktuar, e të tillat kanë qenë shumë të shprehura në periudhën e pandemisë.
“Fake news” është potencialisht shumë i rrezikshëm dhe për hapësirën kibernetike në Kosovë. Kjo duke ditur se sa me lehtësi kopjohen dhe shpërndahen “postimet” nga autorët anonimë. Për këtë, kemi biseduar me Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës, Udhëheqës i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi
Për këto dhe te tjera me rëndësi, ndiqni programin e realizuar.
Ky program është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij programi është përgjegjësi vetëm e realizuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo, dhe Kosova Live.
RVR - Programi i dyte - Rritja e mendimit kritik...