Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Rritja e mendimit kritik te audienca dhe zvogëlimi i efekteve te dëmshme te keqinformimit ne lidhje me pandeminë COVID 19

media gazetaria

Për të kuptuar më shume rreth temës: “Rritja e mendimit kritik te audienca dhe zvogëlimi i efekteve te dëmshme te keqinformimit ne lidhje me pandeminë COVID 19-te”, kemi biseduar me: Getoarbë Mulliqi-Bojaj, Drejtoreshë ekzekutive e AGK-së (Asociacioni i gazetarëve te Kosovës)Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës, Udhëheqës i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.Gjithashtu edhe VOX POP me qytetarët rreth kësaj teme.

 

Mendimi kritik përfshin një mori aftësish komplekse që lidhen në një nivel më të lartë të të menduarit.


-Në formën e tij më të mirë, bazohet në vlera intelektuale universale, duke përfshirë qartësi, saktësi, precizitet, konsistencë, relevancë, dëshmi të arsyeshme, arsye të forta, thellësi, gjerësi dhe paanësi.


-A e ka audienca në Kosovë të ngritur mendimin kritik aq sa për të dalluar lajmet e rreme nga ato të vërteta ose anasjelltas, sidomos në këtë kohë pandemie kur shpërndarja e “fake news” ka qenë e jashtëzakonshme, duke krijuar shumë shpesh huti dhe panik tek qytetarët.
Getoarbë Mulliqi-Bojaj nga AGK, gjatë bisedës mbështeti fuqishëm idenë që “Edukimi medial” të jetë lëndë mësimore ne shkollat tona.


Termi i lajmeve të rreme u përdor shumë viteve të fundit. Sot, “fake news” është e njohur për secilin prej nesh. Në kuptimin më të thjeshtë, lajmet e rreme janë informata të pasakta të cilët përdoren për një qëllim të caktuar, e të tillat kanë qenë shumë të shprehura në periudhën e pandemisë.

 

“Fake news” është potencialisht shumë i rrezikshëm dhe për hapësirën kibernetike në Kosovë. Kjo duke ditur se sa me lehtësi kopjohen dhe shpërndahen “postimet” nga autorët anonimë. Për këtë, kemi biseduar me Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës, Udhëheqës i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi


Për këto dhe te tjera me rëndësi, ndiqni programin e realizuar.

 

Ky program është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy Pristina.

 

Përmbajtja e këtij programi është përgjegjësi vetëm e realizuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo, dhe Kosova Live.

 

RVR - Programi i dyte - Rritja e mendimit kritik...