Print this page

Të kuptuarit e rolit të medieve dhe gazetaria profesionale

media gazetaria

Për të kuptuar më shume rreth temës: “Të kuptuarit e rolit të medieve dhe gazetaria profesionale”, kemi biseduar me: Ardiana Thaçi - Gazetare hulumtuese, Kaltrina Ajeti – Drejtoresha e Institutit Kosovar te Medies dhe Komunikimit, si dhe VOX POP me qytetare.

Në dy dekadat e fundit, zhvillimi i gazetarisë në Kosovë është i hovshëm. Ka shumë media, gazetar dhe shpërndarje masive të lajmeve me e pa kriter.

 

-Ky ekspanzion i medies dhe lajmit ka raste kur arrin të krijoi konfuzion tek publiku, i cili shpesh hasë në versione diferente të së njëjtës ngjarje në media të ndryshme.

 

Qëllimi dhe roli i gazetarisë profesionale është të informoj në kohë, drejtë, saktë dhe pa anshëm. A ndodh kështu?


Gazetarja hulumtuese Ardiana Thaçi prej vitesh është aktive në fushën e gazetarisë, duke synuar gjithmonë të vërtetën e pastër, ndjekja e së cilës jo rrallë e ka sfilitur. Thaçi, flet për misionin e gazetarisë, sfidat, por edhe pengesat që ka hasur në rrugën e zbulimit të së vërtetës, e ku shpesh i është dashur të përballet edhe me presion.

 

Instituti Kosovar i Medies dhe Komunikimit, vazhdon të punoj në drejtim të ngritjes së gazetarisë profesionale dhe nxjerrjes në pah të çështjeve të ndryshme me rëndësi përmes hulumtimeve që bënë. Drejtoresha e këtij Instituti, gazetarja, redaktorja dhe ligjëruesja, Kaltrina Ajeti, flet hapur mbi zhvillimin e gazetarisë në vend, trendin e lajmeve që bëhen sa për sensacion e klikime dhe çalimet e kësaj fushe.

 

-Sa herë që flitet për gazetarinë, rolin e misionin e saj, diskutimi gjithmonë është i gjatë e me shumë kundërthënie brenda, pasi ka përherë mendime pro dhe kundër.


Në vendin tonë, me këtë rritje të jashtëzakonshme të numrit të medieve dhe shpërndarjes shpesh pa kriter të informacioneve, audiencës thjeshtë i mbetet të jetë e vëmendshme dhe shumë selektive.

 

Për këto dhe te tjera me rendësi, ndiqni programin e realizuar.

 

Ky program është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes British Embassy Pristina.

 

Përmbajtja e këtij programi është përgjegjësi vetëm e realizuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo, dhe Kosova Live.

 

 

RVR - Programi i pare - Te kuptuarit e rolit te mediave dhe gazetaria profesionale