Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosove dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes

lgbti1

Për të kuptuar më shume rreth temës: “Të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosove dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes”, kemi biseduar me: Blert Morina nga organizata “CEL”, Rina Kika, avokate dhe Lekë Rezniqi, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut.

 

- Ligji kundër diskriminimit i miratuar në vitin 2004, nga Kuvendi i Kosovës, ndalon me ligj diskriminimin në bazë të orientimit seksual në shumë fusha të jetës, duke përfshirë vendin e punës, anëtarësinë në organizata, edukimin, qasjen ndaj shërbimeve, sigurinë shoqërore. Përkufizimi i diskriminimit në këtë ligj e përfshin ekskluzivisht diskriminimin direkt dhe indirekt, ashtu sikurse dhe ngacmimin, viktimizimin si dhe veçimin social. Por, personat me orientim seksual ndryshe në vendin tonë, shpesh ballafaqohen me diskriminim, pastaj me një gjuhë të ashpër, fyese dhe që shpreh urrejtje.

 

- Liria e shprehjes nuk nënkupton edhe gjuhën e urrejtjes. Ideja e të folurit hapur e drejtpërdrejtë, nuk ka të bëjë me të shprehurit e urrejtjes për dikë në veçanti ose një grup në përgjithësi. Termi “ gjuha e urrejtjes” konsiderohet edhe nëse shprehet në formë të shkruar, komunikim gojor ose forma të sjelljes në vend publik. Sot, çdo kush mund të jetë viktimë e gjuhës së urrejtjes edhe në rrjete sociale, e këtë e thotë edhe Blert Morina nga organizata CEL, i cili shpesh ka hasur në një gjuhë të tillë, për çka edhe ka reaguar. Blert Morina është një aktivist trans gjinor nga Kosova i të drejtave LGBTI. Blerti, pas një përpjekje galopante për ndryshimin e shënuesit gjinor, çështje e cila kishte përfunduar deri në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më në fund e ka fituar betejën me institucionet që ta ndërrojë shënuesin e gjinisë dhe emrin, në dokumente të identifikimit në përputhje me identitetin e tij gjinor. Përfundimisht ai është Blert Morina dhe jo Blerta Morina dhe kjo është një nga fitoret jetike të tij.


Morina, që prej vitesh ka lobuar për njohjen e të drejtave të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, në këtë intervistë flet për çështjen e të drejtave të këtij grupi të margjinalizuar, për historinë e tij dhe gjuhën e vrazhdë të urrejtjes.

 

- Gjuha e urrejtjes paraqet termin për gjuhën qëllimi i së cilës është degradimi, shqetësimi, të shkaktojë dhunë ose aktivitete në bazë të paragjykimeve, racës, gjinisë, përkatësisë etnike, kombit, orientimit seksual, identitetit gjinor, etj. A haset shpesh tek anëtarët e komunitetit LGBTI dhe a është gjuha e urrejtjes e dënueshme me ligj në Kosovë? Për këtë flet Rina Kika-avokate, e cila ka qenë avokatja mbrojtëse e Blert Morines në betejën për ndryshimin e shënuesit gjinor, betejë ligjore kjo e fituar me sukses, por sipas avokates, jo pa sfida dhe jo pa shumë diskutime, brenda të cilave kishte edhe gjuhë fyese e shprehje të urrejtjes.



- Sapo i treguam për temën që po e trajtojmë, gazetari dhe aktivisti i të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Lekë Rezniqi, pa u menduar tha: “Një e drejtë që garantohet me ligj, duhet të respektohet”. Por, Reznqi mendon se komunitetit LGBTI i shkelen të drejtat të cilat janë të garantuara me ligj dhe të rregulluara sipas Kushtetutës së Kosovës. Rezniqi renditë disa raste kur të drejtat e tyre janë shkelur rëndë. Flet edhe për gjuhën e urrejtjes, me të cilën është ballafaquar edhe vetë kur ka mbrojtur lëvizjet e komunitetit në fjalë.



Për këto dhe te tjera me rendësi, dëgjojeni programin.



Ky program realizohet ne kuadër te aksionit: Promovimi i diversitetit dhe barazisë ne Kosove dhe përkrahet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura në këtë program në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë mendimin zyrtar të Bashkimit Evropian ose Këshillit të Evropës”.

 

 

LGBTI Promo

 

RDN third program on LGBTI 2020