Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 07 September 2020 12:40

Justin ‘e vërteta dhe dashuria’

justinb

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, arriti famën e tij në moshën 13 vjeçare. Fama, suksesi dhe vëmendja e madhe ndaj tij kanë bërë që në një kohë të caktuar ai të ndjehet pasigurt, shkruan Daily Mail.

 

Në disa postime në rrjetin social Instagram, 26-vjeçari është hapur sa i përket vështirësive që ai ka kaluar gjatë fëmijërisë.

 

“Unë vij nga një vend i vogël në Stratford Ontario të Kanadasë. Unë nuk kisha gjëra materiale dhe kurrë nuk kam qenë i motivuar nga paratë ose fama, unë thjesht e dashuroja muzikën”, është shprehur ai.

 

Mes tjerash, ai shtoi: “Por, ndërsa isha adoleshent unë lejova pasiguritë të ndikojnë në vlerat e mia”.

 

Justin përkundër gjërave materiale, ka thënë se ajo çka e ka bërë të jetë i suksesshëm në jetë është dashuria dhe e vërteta.

 

Në vitet e fundit, këngëtari i njohur është duke shijuar kohën në maksimum, ndërsa para dy vitesh edhe u martua.

 

Ai tashmë po jeton i lumtur me bashkëshorten e tij, Haily Bieber, me të cilën edhe po udhëtojnë në vende të ndryshme.