Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 07 September 2020 12:38

Përfitimet Shëndetësore të ujit të qepës

qepa

Krahas shkrirjes së dhjamit, kjo kurë ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore.

 

Përmirëson Tretjen dhe Forcon Zemrën

Uji i qepës përmirëson tretjen falë sasisë së fibrave që ka. Gjithashtu uji i qepës ndihmon në shëndetin e zemrës duke ndikuar në reduktimin e kolesterolit ndërsa parandalon akumulimin e yndyrnave të patretshme në aortë.

 

Nxit Rritjen e Flokëve dhe Redukton Zbokthin

Uji i qepës është i jashtëzakonshëm për shëndetin e flokëve. Falë përmbajtjes së sulfurit, i cili është një nga ushqyesit më të domosdoshëm për flokët.

Aplikoni ujin e qepës tek flokët dhe skalpi i kokës dy herë në javë për dy muaj dhe do të shihni rezultatin tek rritja e flokëve dhe shëndeti i tyre.

 

Ajo ndihmon gjithashtu në largimin dhe parandalimin e zbokthit.

Për këtë problem mjafton që me pak pambuk të lyer me ujin e qepës të lyeni gjithë skalpin e kokës, ta mbani për 10 minuta duke e masazhuar e më pas mbulojeni pjesën e flokëve dhe skalpit me një peshqir dhe mbajeni edhe për 20 minuta.