Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Sfidat me të cilat përballët komuniteti LGBTI në Kosovë gjatë pandemisë

lgbti1

Për te biseduar rreth temes: Sfidat me te cilat përballët komuniteti LGBTI ne Kosove gjate pandemisë, kemi te ftuar:

Maria Berishaj-Sylejmani – sociologe dhe aktiviste e komunitetit


Dardan Hoti – gazetar dhe aktivist per te drejtat e njeriut


Gjate intervistes, sociologia Berisha-Sylejmani, hedh nje veshtrim te gjere rreth jetes se personave te komunitetit LGBTI ne vendin tone, duke vene ne fokus kushtet dhe rrethanat me te cilat jane ballafaquar gjate kohes se izolimit te pandemise.

 

Maria Berishaj-Sylejmani, nxjerr ne drite fakte e te dhena qe tregojne se pozicioni i anetareve te komunitetit LGBTI ne Kosove, nuk eshte ne nivel te deshirueshem dhe se ata shpesh perballen me dhune psiqike e fizike, e cila nise qe nga familja, vendi ku do te duhej te ndodhte e kunderta: pranimi dhe perkrahja.

 

Gjate intervistes, jepet edhe nje lajm i mire rreth nje qendre qe Komuna e Prishtines e po nderton oer grupet e margjinalizuara, ku bejne pjese edhe anetaret e komunitetit LGBTI, te cilet mund te jene ne veshtiresi, kane probleme familjare, apo nuk kane nje vend se ku te rrijne e te gjjejne mbeshtetje. Per keto dhe shume te tjera, flasim ne vijim me sociologen dhe aktivisten per te drejtat e komunitetit, Maria Berishaj-Sylejmani.

 

Ky program, vjen per te nxjerr ne pah sfidat e komunitetit LGBTI gjate kohes se pandemise. Se personat e komunitetit nuk e kane te lehte asnjehere, e se te veshtire e kishin edhe ne periudhen e izolimit, e deshmon edhe gazetari dhe aktivisti per te drejtat e njeriut, Dardan Hoti, qe eshte mjafte i familjarizuar me problematikat e personave te ketij komuniteti.

 

Hoti, qe ka realizuar edhe nje dokumentar per jeten e personave LGBTI ne Kosove, thote se ata jane ende ne rrezik dhe se ne shumicen e rasteve u shkelen tw drejtat e tyre themelore, te cilat mbrohen me Kushtetute. Gazetari dhe aktivisti Dardan Hoti, shton se si gjate kohes se pandemise, tri raste te identifikuara kane perjetuar dhune ne familje dhe jane larguar nga shtepia e kane perfunduar ne rruge per nje kohe, derisa organizatat jane perpjekur ti sistemojne perkohesisht.

 

Per keto dhe te tjera me rendesi, ndiqni programin e realizuar.

 

Ky program realizohet ne kuadër te aksionit: Promovimi i diversitetit dhe barazisë ne Kosove dhe përkrahet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura ne këtë program në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë mendimin zyrtar të Bashkimit Evropian ose Këshillit të Evropës ”.

 

 

LGBTI Promo

 

RDN First program on LGBTI 2020