Print this page
Monday, 17 August 2020 12:09

Brenda resortit luksoz ku Rita Ora shijon pushimet, paguan 17 mijë euro për një natë

ritao

Ajo ka arritur në Greqi, pas pushimeve të kaluara në Ibiza së bashku me shoqërinë dhe të dashurin, Romain Gavras.

 

Tashmë këngëtarja Rita Ora po qëndron në një resort luksoz në Korfuz, për të cilën po paguan 17 mijë dollarë për një natë, shkruan Daily Mail.

 

29-vjeçarja ka qenë duke ndarë imazhe me bikini ka po i njëjti vend, i cili në pishinë ka edhe një jaht privat.

 

Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona.

 

Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamje e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë.

rita brenda