Ky reagim i Taylor Swiftit erdh pas lajmeve se presidenti Trump nuk u pajtua me demokratët për paketën për rimëkëmbje nga kriza e koronavirusit dhe ndali ndihmat për Shërbimin Postar të SHBA-së me qëllim të pengimit të votimit me anë të postës, shkruan NME.
“Shkatërrimi i kalkuluar i shërbimit postar që po bën Trumpi e dëshmon vetëm një gjë. Ai është shumë i vetëdijshëm që nuk e duam për president”, shkroi ajo në Twitter. “Ai ka zgjedhur që të rrezikojë me miliona jetë të amerikanëve vetëm që të mbajë pushtetin”.
Taylor Swift gjithashtu tha se udhëheqja e keqe e Trumpit e ka përkeqësuar krizën dhe se tani ai po e shfrytëzon situatën për të shkatërruar të drejtën për të votuar në mënyrë të sigurt.
“Kërkoni zgjedhje, votoni herët”, ka thënë ajo.