Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 27 July 2020 13:45

Po vazhdon ‘drama’ Heard-Depp

deap

Elon Musk i ka ofruar mbrojtje të vazhdueshme aktores Amber Heard, pasi që ajo i ka thënë se nuk dëshironte që Johnny Depp t’i afrohej.

 

Këto deklarata, 34-vjeçarja i ka bërë gjatë seancës gjyqësore kundër ish-bashkëshortit të saj, ndërkohë që ka mohuar se miliarderi i famshëm e kishte vizituar gjatë martesës me aktorin, kur ai nuk ishte në shtëpi.

 

Heard ka mohuar të ketë pasur lidhje të tjera gjatë martesës me Depp duke pohuar se aktori hollivudian kishte shprehur xhelozi të paarsyeshme. Gjatë seancës gjyqësore, avokatja e aktorit ka lexuar një letërkëmbim ndërmjet Musk dhe Amber nga viti 2006, ku ajo i thoshte se do të kërkojë një urdhër kufizimi ndaj burrit të atëhershëm.

 

Ndërkaq, Elon i kishte ofruar sigurim 24 orësh duke shtuar se oferta e tij qëndronte edhe nëse aktroja refuzon të takohet me të dhe se i vjen keq që ka qenë idiot dhe se Amber i pëlqen shumë.

 

Këto letërkëmbime, sipas Heard, thuhet të kenë ndodhur pas një incidenti kur Depp e kishte sulmuar duke ia hedhur telefonin celular dhe duke e goditur në fytyrë. Nga ana tjetër, rojtari Alejandro Romero, i cili punon në ndërtesën ku kanë jetuar dy aktorët, ka thënë se shpesh e ka parë Muskun duke e vizituar Amberin gjatë kohës kur Johnny ndodhej në Australi.

 

Amber Heard dhe Elon Musk filluan lidhjen zyrtarisht pas ndarjes së saj nga Depp, ndërsa romanca e tyre përfundoi në vitin 2018.