Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 27 July 2020 13:43

Dafina josh vëmendjen me bikini dhe me xhinse

dafinaz

Duke qenë një prej këngëtareve të pëlqyera të skenës shqiptare të muzikës, Dafina Zeqiri arrin të tërheqë vëmendje edhe me dukjen e saj.

 

Ylli i muzikës është e njohur për ndryshimet që i bën në dukje, si edhe për guximin që ndërmerr në transformimet e saj.

 

Gjatë këtyre ditëve verore, Dafina ka qëndruar në bregdetin shqiptar, nga ku ka sjellë disa poza atraktive. Këngëtarja ka dhuruar një performancë në një prej lokacioneve të atjeshme duke i argëtuar të pranishmit.

 

Ajo i ka interpretuar disa prej hiteve të saj, ndërsa fansa të shumtë kanë publikuar xhirime të performancës së saj në rrjetet sociale.

 

Në ndërkohë, hiti i saj me Taynan, “Bye Bye”, ka kaluar shifrën prej 50 milionë shikimesh në YouTube.