Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 22 July 2020 12:10

AC/DC pas 40 vitesh publikojnë një version të ri të “You Shook Me All Night Long”

 acdc

Para katër dekadash, bendi legjendar “AC/DC” e lansoi albumin “Back in Black”, në të cilin ndodhej edhe kënga “You Shook Me All Night Long”.

 

Ndërsa në përvjetorin e 40-të të atij albumi, rokerët e kanë publikuar një video të këngës të shoqëruar me skena nga koncertet.

 

Xhirimet e “You Shook Me All Night Long” janë bërë në kuadër të turneut “Back in Black” të vitit 1981 në Tokio të Japonisë.

 

Në albumin e përmendur përfshihen edhe hitet e njohura të grupit, si “Hells Bells” e “Rock & Roll Ain’t Noise Pollution”.

 

Asokohe dhe në vitet pasuese, albumi është shitur në miliona kopje, ndërsa gjatë turneut muzikor stadiumet ishin të stërmbushura me publik.

 

Sipas revistës Rolling Stone, “Back in Black” ka qenë albumi më i suksesshëm i “AC/DC”, suksesin e të cilit nuk kishin arritur ta përsëritnin.

 

Megjithatë, pas atij albumi, rokerët kanë realizuar një sërë hitesh, si “Thunderstruck”, “Moneytalks” e “For Those About to Rock”, ndërsa albumi i tyre i fundit është “Rock or Bust” i incizuar në vitin 2014.