Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 24 June 2020 15:47

Përmbledhje e emisionit me Jeta Xharra dhe Arian Zeka

Jeta Xharra

Te premten me 19 Qershor, ne emisionin “THE YOUNG GENERATION”, mysafire ishte Jeta Xharra, një nga gazetaret më të respektuara dhe me përvojë të Kosovës dhe bashke me te biseduam për feminizmin në Kosovë.

 

Jeta Xharra ndau përvojën e saj të parë të ngacmimit seksual si një 16-vjeçare, njëherësh une si moderatorë e këtij programi tregova për ngacmimet seksuale që unë dhe miqtë e mi përjetojmë çdo ditë në Kosovë.

 

Sipas Jeta Xharres, të gjithë duhet t’i turpërojnë, t’i lajmërojnë dhe t’i raportojnë këta abuzues.

 

Ajo gjithashtu dha këshilla, se si te ndahen ne mënyrën më te mirë fondet për projektet e të rinjve në Kosovë.

Ne pjesën e dyte te emisionit “THE YOUNG GENERATION”, mysafir ishte Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv të Odës Amerikane të Tregtisë dhe ai na tregoi për përvojën e tij se si ai nuk u mor gjithnjë seriozisht si një drejtor i ri në Kosovë.

 

Ai gjithashtu i ndau me ne pikëpamjet e tij për mënyrën se si të rinjtë në Kosovë mund të bëjnë presion për ndryshime në shoqëri duke u dërguar emaila dhe letra institucioneve dhe duke i ndaluar politikanët në rrugë ne mënyrë qe te dëgjohet zëri i tyre.

Arian Zeka