Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 24 June 2020 14:15

Dua Lipa flet në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

dual

Dua Lipa u ka rikujtuar të gjithëve se edhe ajo dhe familja e saj janë refugjatë e cila ishte larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që nuk harron asnjëherë rrënjët e saj, ka shpërndarë një postim që ka bërë babai i saj, Dukagjin Lipa.

 

“Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë.

 

Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini duke publikuar disa imazheve të refugjatëve kosovarë dhe sirianë.

 

Kujtojmë që Dua është ambasadore e UNICEF dhe herë pas herë viziton familjet e refugjatëve dhe personave në nevojë.