Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 23 June 2020 16:01

Ben Affleck dhe Ana de Armas shfaqen të lumtur

Ben Ana

 Ata kanë qenë të pandashëm që kur zbuluan romancën e tyre para gjithë botës në fillim të këtij viti.

 

Dhe Ben Affleck, 47-vjeçar, dhe e dashura e tij Ana de Armas, 32-vjeçare, dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ne lagjen e tyre ‘Venice Beach’.

 

Aktorja kubanezo-spanjolle u shfaq me plot stil në një triko të zezë dhe një palë pantallona të gjera ngjyrë ulliri.

 

Shëtitja e tyre vjen pasi çifti kaluan vikendin e kaluar tek nëna e Ben me fëmijët e tij, Violet, Seraphina, 11, dhe Samuel, tetë në Georgia.

 

“Ata janë duke kaluar disa ditë në Georgia me fëmijët e Ben”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.