Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 15 June 2020 10:12

AstraZeneca e ka gati vaksinën kundër Covid 19

astraze

Katër vendet e BE-së arritën një marrëveshje me gjigantin farmaceutik AstraZeneca për furnizimin e të paktën 300 milion doza të një vaksine anti COVID-19, që është duke u testuar nga Universiteti i Oksfordit.

 

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë, e cila komentoi duke thënë se "veprim i shpejtë, koordinues i një grupi të vendeve anëtare të BE-së krijon vlerë të shtuar për të gjithë në këtë krizë".

 

Marrëveshja e nënshkruar nga ndërmarrja anglo-suedeze dhe Aleanca përfshirëse e vaksinave e Evropës, gjithashtu do ta vë në dispozicion vaksinën në çdo vend të BE-së që dëshiron të marrë pjesë në iniciativë. Kostoja pritet të kompensohet nga fondet qeveritare.

 

"Kjo marrëveshje do të sigurojë që qindra miliona evropianë të kenë qasje në vaksinën e Universitetit të Oksfordit pas miratimit të saj," tha CEO i AstraZeneca, Pascal Soriot.

 

AstraZeneca kohët e fundit arriti marrëveshje të ngjashme me Britaninë, SHBA, Koalicionin me seli Norvegji për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), dhe aleancën ndërkombëtare të vaksinave Gavi.

 

Testimi i vaksinës COVID-19 filloi në prill me mbi 1.000 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç. Një raund tjetër me 10,000 vullnetarë filloi në maj.

 

Kompanitë e tjera, përfshirë kompaninë bioteknike amerikane Moderna dhe kompaninë farmaceutike franceze Sanofi, po ndjekin krijimin e një vaksine anti-koronavirus, e cila është mënyra e vetme e mundshme për t'u rikthyer në mënyrë të sigurt në "jetën normale" pas COVID-19.