Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 04 June 2020 10:01

“The Young Generation” emisioni i parë në Kosovë me prezantuese suedeze

mirja

Radio Vala Rinore ka pasuruar skemën e vet programore me një emision të ri që mëton të jetë urë lidhëse mes të rinjve shqiptar dhe atyre të vendeve tjera.

 

“The Young Generation”, është emisioni më i ri radiofonik në Kosovë dhe edicionin e parë do ta ketë të premten më 5 Qershor nga ora 16:00, në radio Vala Rinore - 94.7 FM.

 

Prezantuese e emisionit është Mirja Lasko, një gazetare e mirënjohur nga Suedia dhe një aktiviste feministe e shkëlqyer.

 

Emisioni “The Young Generation” ka për qëllim të krijojë debat dhe diskutime për temat që kanë të bëjnë dhe janë në interes të rinisë mbarë shqiptare. Çdo javë do të ketë të ftuar mysafire vendorë dhe ndërkombëtarë, ku do të trajtohen temat më interesante me qëllim të frymëzimit, fuqizimit dhe argëtimit të të rinjve.

 

“Me emisionin “The Young Generation” në radio Vala Rinore, unë dëshiroj të krijoj një frymë pozitive për t'i frymëzuar njerëzit, që të flasin më lirshëm sepse kur jemi më të hapur dhe ndajmë atë që vërtet e mendojmë dhe e ndiejmë mund të arrihen gjëra të mëdha”, shprehet prezantuesja Lasko.

 

“The Young Generation” do të mund të dëgjohet drejtpërdrejt edhe në Facebook, me qëllim që të bashkon rininë e Kosovës me dëgjuesit tanë jashtë vendit.