Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 15 May 2020 12:47

Ish truproja tregon ca sekrete të Kanye West

kaynew

Ish-truproja e Kanye West ka zbuluar se reperi dhe producenti ishte një nga njerëzit e fundit me të cilin do dëshironte të punojë. Steve Stanulis bëri një paraqitje në ‘Hollywood Raw’ ku u hap për “rregullat qesharake” që Kanye i kishte vën atij.

 

“Ai donte që unë të qëndrojë 10 hapa pas tij në një rrugë të qytetit,” pohoi Stanulis. “Pra, padyshim nëse dikush do të bënte diçka, me kohën që do të përpiqem të vrapoj dhe ta parandaloj, do të kishte ndodhur tashmë veprimi”.

 

Në një tregim tjetër, Stanulis, i cili ka punuar me yje si Leonardo DiCaprio, Woody Harrelson dhe Robert Downey Jr, tha se West kishte filluar me tone të ashpra që në ditën e parë duke e qortuar atë për shkak se nuk e dinte se në cilin kat do të zbrisnin.

 

“Unë thashë – shiko vëlla, ne mund ta bëjmë këtë në një nga tre mënyrat. Një, ju mund të më thoni se çfarë butoni të shtyp, dhe tani unë do ta di. Dy, ju mund të shtypni butonin, dhe unë do të shoh atë që ju shtypni kështu që unë do ta mësoj. Ose tre, ju mund të uleni këtu tërë ditën dhe të më thoni se sa e rëndësishme është koha juaj dhe ne nuk do të shkojmë askund, ” rrëfeu Stanulis.