Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 05 May 2020 12:06

Bilanci total i të infektuarve, të vdekurve e të shëruarve me Covid-19 në Kosovë

covi

Derisa numri i rasteve është duke u zvogëluar, në Kosovë deri tani janë shënuar rreth 855 raste, 26 viktima e me 403 të shëruar.

 

Numri i të shëruarve po vazhdon të rritet çdo ditë, e në anën tjetër i të infektuarve ka nisur të zvogëlohet dukshëm.

 

Vetëm gjatë ditës së sotme nga 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, janë konfirmuar 4 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar 22 persona.

 

Nga 4 maji masat kanë filluar të lehtësohen për qytetarët e Kosovës, ku tani ju lejohet të dalin për 3 orë brenda ditës.

 

Masat tjera priten të lehtësohen në fazat e radhës, që pritet të zgjasin deri në qershor.

 

Në nivel global deri tani janë konfirmuar rreth 3,53 milion raste. Numri i viktimave ka shkuar në 248 mijë, derisa i të shëruarve është 1,13 milion.