Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 10 February 2020 15:26

A bartet Koronavirusi përmes porosive online në Aliexpress

AliExpressQQQQQQQ
Koronavirusi ka prekur më së shumti Kinën, vendin ku edhe operon kompania e njohur për blerje online ‘AliExpress’, ndërsa ekspertët kanë shprehur shqetësim se a mund Koronavirus të transmetohet përmes blerjeve online, duke mohuar një gjë të tillë.
 
 
Përgjigjja e mjekëve është jo. Ata thonë sepse duke ditur që porositë e AliExpress marrin disa javë për të shkuar në destinacion, virusi nuk mund të ‘jetojë’ aq gjatë.
 
 
Në një epokë kur ju mund të porosisni gjithçka nga kudo në botë, shumë janë të shqetësuar se sëmundja mund të transmetohet nga paketat e dërguara nga Kina.
 
 
Sipas dy agjencive federale të shëndetit dhe sëmundjeve infektive virusi nuk mund të jetojë gjatë në paketat e postuara dhe se ka shumë më shumë gjasa ta kapni atë nga një person sesa nga një sipërfaqe.
 
 
Gjithashtu, mjekët kanë theksuar se nëse porositë nga Aliexpress, paguhen më shumë për një dërgim më të shpejtë, ekziston rreziku i infektimit të klientit me koronavirus.
 
 
Kohëzgjatja e mbijetesës virusit varet nga kushtet ku qëndron, nëse është e lagësht, e errët, mund ta gjej vetën sepse më lehtë mbijeton në plastikë sesa në metal.