Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 27 December 2019 12:08

Selena Gomez do të sjell albumin e ri “Rare” me 10 janar 2020

1selena
Këngëtarja simpatike, Selena Gomez, ka bërë të ditur se albumi i saj më i ri pritet të dalë në treg me 10 janar 2020.
 
 
Ky lajm u bë i ditur pasiqë Selena në llogarinë e saj në “Instagram”,  i uroj fansave të saj festat e fundvitit dhe postoj disa fotografi ku e bëri publike që ka nënshkruar 4mijë kopje të albumit dhe do të nënshkruhen edhe 6mijë tjerë.
 
 
“Gëzuar Krishtlindjet dhe shumë, shumë bekime për ju dhe të dashurit tuaj të afërt. Albumi “RARE” po del më 10 janar”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.
 
 
Ky lajm padyshim që i bëri fansat e Selenës të lumtur ku mori shumë komente pozitive nga ana e tyre.
 
 albumi.jpg