Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 12 November 2019 13:27

Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Mozzik

loredana
Ndonëse gjatë kësaj kohe pushtuan shtypin rozë me raportin e tyre, ata po vazhdojnë të marrin vëmendje akoma.
Fjala është për ish-çiftin e njohur shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi, të cilët u distancuan nga njëri-tjetri muaj më parë, por që ende janë në fokus të publikut.
 
 
Së fundmi, është ish-partnerja e reperit ferizajas, Lori, ajo e cila me postimin e fundit të publikuar në rrjetet sociale befasoi të gjithë, gjë që lë të kuptohet mjaft shumë.
 
 
Në fakt, fjala është për një video të Loredanës të realizuar në makinë, e cila shfaqet duke e kënduar këngën e re të Mozzik “Dhelpër Dinake”, që thuhet se ia ka dedikuar asaj.
 
 
Madje, ajo poshtë atij postimi ka vënë edhe ‘linkun’ e kësaj kënge, në mënyrë që fansat e saj të mund ta shikojnë.
 
 
Nuk dihet se për çfarë saktësisht reperja Zefi e bëri këtë, por presim që në vazhdim të mësohet e vërteta mes dyshes së famshme.
 
 
Të njëjtit nga kjo martesë kanë edhe një vajzë 11-muajshe të quajtur, Hana, ku momentalisht është gjëja e vetme që i mban më afër Mozzikun dhe Loredanën, përkundër shumë bashkëpunimeve të suksesshme që sollën.